Epidemiologjia e difterisë
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), epidemitë e difterisë mbeten një kërcënim për shëndetin në vendet në zhvillim. Shkalla e priteshme e vdekshmërisë tek difteria eshte 5-10%, mund tw arrij edhe deri nw 20% tek fëmijët me tew vegjël se 5 vite apo tek te rriturit mbi 40 vjeq. Vlen te theksohet qe pas vaksinimit shkalla e vdekshmërisë ka renw dukshëm. Difteria prekw te gjitha racat njëlloj, gjithashtu te dy gjinitë njëlloj. Historikisht, difteria ka qenë sëmundje e fëmijërisë, duke prekur popullatat më të reja se 12 vjeç. Foshnjat bëhen të ndjeshme ndaj sëmundjes në moshën 6-12 muajsh pasi imuniteti i tyre i përftuar në mënyrë transplacentare ulet. Pas vaksinimit kund difterisë, rastet e sëmundje nw moshat pediatrike kanë rënë në mënyrë dramatike. Kohët e fundit, megjithatë, difteria është zhvendosur në popullatën adoleshente dhe të rritur, veçanërisht ato të moshës 40 vjeç e lart që përbëjnë shumicën e rasteve të reja. Kjo është kryesisht për shkak të statusit të imunizimit jo të plotë, duke përfshirë personat qw nuk janw vaksinuar, vaksinën joefikase ose përgjigjen ndaj vaksinimit dhe mosmarrjen e një përforcuesi pas vaksinimit të mëparshëm. Sipas studimeve imunologjike, njeriu duhet të ketë një nivel antitoksin më të madh 0,1 IU/mL për imunitet adekuat. Për më tepër, adoleshentët dhe të rriturit mund të shfaqin një paraqitje atipike të sëmundjes, duke maskuar diagnozën. Kalendari i imunizimit ka ndryshuar duke kërkuar një përforcues toksoid në moshën 11-12 vjeç dhe çdo 10 vjet doze kujtese. Përforcuesi i toksoidit, pa tetanoz, miratohet për gratë shtatzëna nëse titrat e tyre të antitoksinave janë më pak se 0,1 IU/mL.